Haziri merr pjesë në përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2019-2021

Haziri merr pjesë në përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2019-2021

Zhvillimi i procesit buxhetor komunal për periudhën 2019-2021, ka qenë shkak i forumit të përbashkët të nivelit më të lartë të qeverisë së Kosovës kryetarit Lutfi Haziti dhe stafit të tij, por edhe udhëheqësve të komunave të këtij regjioni, forum që është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në këtë takim Salvador Elmazi nga ministria e Financave, ka paraqitur në vija të trasha planifikimin buxhetor dhe prioritetet e investimeve në nivel vendi, siç është investimi në fushën e e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës, por edhe fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin e Kosovës e në këtë rast edhe të Gjilanit.

e sponzorizuar

Kurse nga ana e tij kryetari Haziri ka thënë se planifikimi i hershëm 2019-2021 është në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e projekteve të planifikuara dhe prioriteteve të investimit sipas programit qeverisës që ka Komuna e Gjilanit, duke potencuar përcaktimin për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, sport dhe fusha të tjera që ndikojnë në një zhvillim të qendrueshëm lokal.

Haziri, gjithashtu ka thënë se Komuna e Gjilanit ka nevoja shumë të mëdha financiare në infrastrukturën publike që domosdo kërkohet edhe përfshirja e qeverisë së Kosovës, sepse ka kosto financiare që janë të papërballueshme për buxhetin e Komunës së Gjilanit.

Ai ka spikatur edhe rëndësinë që ka kjo Komunë kur merret parasyshë që është pjesë qëndrore e regjionit të jug-lindjes së Kosovës.

Ndërsa për pjesën profesionale të planifikimit dhe shpenzimeve në kuadër të qarkores bugjetore, conform ligjit Komuna e Gjilanit do të organizoj edhe dëgjime buxhetore në funksion të përgatitjes së buxhetit të vitit 2019 në proporcion me planifikimin dhe kërkesat urgjente të qytetarëve. ​

KOMENTE