Kërkesë e OAK-së është krijimi i lehtësirave tregtare për lëvizje të biznesmenëve në këtë kohë krize, që është më se e domosdoshme në mënyrë që qytetarët të furnizohen sa më mirë me të gjitha produktet e nevojshme, e sidomos tani kur është periudha e produkteve sezonale bujqësore, ku në Shqipëri ka tepricë të këtyre produkteve ndërsa në Kosovë ka kërkesë për këto produkte dhe anasjelltas, thuhet në letrën që Oda e Afarizmit të Kosovës ju ka dërguar Kryeministrit Rama dhe Kurti si dhe ministrave përkatës të Shqipërisë dhe Kosovës.
Përmes lejimit të qarkullimiT, biznesmenët do të kenë mundësi që të rritin blerjen e produkteve të disponueshme në këtë kohë.
Kjo letër është bërë më kërkesë të bizneseve tregtare, për arsye të pengesave të qarkullimit që janë krijuar si rezultatë i pandemisë.
OAK kërkon që të ndërmerren masat e nevojshme dhe bizneseve tregtare të iu krijohen lehtësira për qarkullim në mënyrë që të bëjnë furnizimin e duhur me produktet e nevojshme nga njëri vend në tjetrin, thuhët në fund të kërkesës.