DYLON

Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga bizneset që vendosin kamera t’i respektojnë kriteret e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga bizneset që vendosin kamera t’i respektojnë kriteret e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Avatar photo Redaksia

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, përkatësisht mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmirësimit të sigurisë, dhe mbrojtjes së pronës, kërkon nga bizneset ndërmarrjen e veprimeve për të garantuar përputhje me obligimet ligjore.

Bizneset që përdorin kamera për vëzhgim duhet që fillimisht:

EkoHigjiena

• Të bëjnë vlerësimin se është e nevojshme vendosja e kamerave dhe i njëjti veprim nuk mund të arrihet me mjete tjera, si psh: duke vendosur një ndriçim më të madh;

• Të marrin vendim për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë ku do të përshkruajnë qëllimin e vendosjes, numrin e kamerave, të caktojnë personin përgjegjës dhe kohëzgjatjen e ruajtjes së regjistrimeve (vini re, LMDhP ka paraparë që kohëzgjatja e ruajtjes së këtyre regjistrimeve të jetë më së shumti një (1) muaj, përveç nëse kërkohen ndryshe për qëllime legjitime);

• Të informojnë personat e mbikëqyrur: të vendosin njoftime të dukshme që informojnë individët se zona është nën vëzhgim,

• Të përcaktojnë qëllimin dhe legjitimitetin: të sigurojnë që përdorimi i kamerave të jetë për qëllime të ligjshme dhe të përcaktuara qartë, si përmirësimi i sigurisë dhe parandalimi i krimeve,

• Të njoftojnë në mënyrë të duhur me shkrim të punësuarit lidhur me sistemin e vëzhgimit me kamerë dhe me të drejtat e tyre,

• Të mbrojnë të dhënat personale: të sigurojnë që të dhënat e mbledhura nga kamerat janë të mbrojtura nga qasja e paautorizuara dhe të përpunohen në mënyrë të ligjshme,

Agjencia kërkon nga bizneset që të ndërmarrin veprime për vendosjen e këtyre masave që janë esenciale për të siguruar që bizneset të respektojnë të drejtat e privatësisë së individëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të përmirësojnë sigurinë e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.