Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkresë Kryeministrit Hoti dhe Ministrave përkatës për të kërkuar që fondi i garancisë kreditore si pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike të jetë së paku 300 milion euro, kjo pasiqë bizneset në këtë periudhë të vështirë në të cilën po kalojnë, kanë nevojë për mjete në mënyrë që të kenë mundësi për të operuar.
Kjo kërkese vie si rrjedhojë e analizave që ne si OAK kemi bërë dhe takimet e shumta me bizneset që ne përfaqësojmë. Si rezultat i kësaj ne kemi arritur në konkluzion se një fond nën shumën prej 300 milionë euro nuk do të ndihmonte bizneset mjafueshëm për gjendjen e rëndë në të cilën jemi. Si pasojë e mosgjenerimit të të hyrave dhe vonesat në ekzekutimin e pakos fiskale emergjente dhe miratimit të pakos së rimëkëmbjes, kanë shkaktuar që shumë biznese të ndodhen në vështirësi të rëndë financiare, andaj, garantimi i kredive nga ana e shtetit, me një grace periudhë së paku 2 vite dhe afat 10 vjeçarë të kthimit, do të ndihmonte ato që biznesi të ruajë stabilitetin, fleksibilitetin dhe rimëkembjen nga pasojat e pandemisë.
Shpejtësia e zgjatjes së dorës së shtetit në këtë periudhë është e domosdoshme për rivitalizimin e ekonomisë dhe rikthimin në funksion të shumë bizneseve të cilat kanë qenë më të atakuara gjatë kësaj periudhe, thuhet në kërkesën e OAK-së.
Gjithashtu garantimi i kredive në masën 80-100% do të rritë edhe fleksibilitetin e bankave për të dhënë kredi të cilat i kanë ndaluar me fillimin e pandemisë si dhe do të rritë besueshmerinë e afaristëve për të rritë investimin i cili është aq shumë i nevojshëm për gjendjen në të cilën jemi.