DYLON

Ministrat Kuçi dhe Selimi bisedojnë për rimëkëmbjen ekonomike

Ministrat Kuçi dhe Selimi bisedojnë për rimëkëmbjen ekonomike
Avatar photo Redaksia

Ministri Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar sot me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, ku kanë biseduar për luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi njoftoi se kanë biseduar për planin e rimëkëmbjes ekonomike, për të krijuar një bazë ligjore sa më shpejt që është e mundur, për të bërë implementimin e rimëkëmbjes ekonomike, që është pjesë e programit të qeverisës 2020-2023.

“Jemi bashkë me ministrinë e Drejtësisë, për të dhënë mesazhin që sundimi i ligjit, është bazë e zhvillimit ekonomik. Biseduam për koordinimin e dy ministrive për sundimin e ligjit. Edhe në programin tonë qeverisës 2020-2023, elementi bazë për zhvillimin ekonomik është sundimi i ligjit”, tha Z. Kuçi.

EkoHigjiena

Në lidhje me planin ekonomik për rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga pandemia Covid-19, Ministri Kuçi tha se e kanë në dispozicion vendimin e Qeverisë Kurti, sa i përket masave emergjente dhe përkrahjes së bizneseve private, ato vendime do të mundohen me i implementuar, por siç tha Ministri ka edhe problem ligjore, pasi vendimi është marr, por implementimi është i pamundshëm në çoftë se nuk shkohet drejt rishikimit të buxhetit dhe kërkoi që Kuvendi i Republikës së Kosovës të marrë vendim për t’i implementuar vendimet e Qeverisë Kurti.

Kurse ministri i Drejtësisë, Selim Selimi theksoi se sundimi i ligjit është baza e rimëkëmbjes ekonomike dhe pohoi se Ministria e Drejtësisë me kapacitet që i ka do të jenë në dispozicion të plotë të implementimit të këtij plani.