Oda e Afarizmit të Kosovës i shprehu shqetësimet për vështirësitë që bizneset po kalojnë në këto kushte të jashtëzakonshme për shkak të paqartësive të krijuara nga deklaratat e ndryshme të institucioneve që po afektojnë edhe në përgjigjen e punëtorëve në vendin e punës, në takimin që zhvilluan me Ministrin e Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi.
Në këtë takim kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi kërkoi nga Ministri Bislimi që bashkarisht të gjindet zgjidhje ndaj efekteve dhe kundërefekteve që i ka biznesi dhe shteti gjatë kësaj periudhe, duke potencuar mospërgjigjen e punëtorëve në vendin e punës, e cila ndikon dhe afekton në mënyrë zinxhirore e mund të shkaktojë kolaps potencial, vështirësitë në pagesa duke përfshirë pagat e punëtorëve, kreditë, qiratë e obligimet e tjera.
OAK delegoi në veçanti të gjitha shqetësimet që ka pranuar këto ditë nga bizneset anëtare, për sqarime më të detajuara për shkak të konfuzitetit që po krijohet.
Ministri Bislimi falënderoi përfaqësuesit e OAK-së për çështjet e ngritura dhe u zotua që do të ketë parasysh këto shqetësime ku do të mundohet maksimalsht që të jenë sa më afër biznesit dhe problemeve të tyre.
Gjatë këtij takimi ministri deklaroi edhe mundësinë e hapjes së një numri të veçantë në Kryeministri për bizneset.
OAK shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim maksimal dhe në çdo kohë që është e nevojshme.
Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi – kryetar bordi, Hysni Zogaj dhe Hamdi Malushaj – anëtar bordi dhe Qendresa Ibrahimi – koordinatore.
Ndërsa Ministria e Financave u përfaqësua nga: Besnik Bislimi – Ministër, Ilir Aliu – Zëvendësministër dhe Anila Abazi.