Për nderë të festave të Nëntorit dhe përvjetorit të dytë të Muzeut, nxënësit e klasave të para të shkollës fillore “Thimi Mitko”, vizituan muzeun rajonal të Gjilanit
Fundi i muajit nëntor, si gjithëherë në mbarë hapësirat shqiptare , sikurse edhe në diasporë, është i mbushur plot me manifestime të ndryshme për nder të Festës së Flamurit, Ditëlindjes së Adem Jasharit- komandantit legjendar të UÇK-së, daljes në skenë për herë të parë të UÇK-së.
Në Gjilan, gjatë këtyre ditëve, institucinet e Kulturës dhe institucionet tjera, për nderë të këtyre festave, po mbahen e do të mbahen evenimente të ndryshme kulturore, letrare, historike, homazhe etj.
Edhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kultuore, përkatësisht muzeu Rajonal i Gjilanit, me një eveniment rasti, shenoi në mënyrë simbolike këto festa, sikurse edhe për vjetorin e dytë të Themelimit të muzeut, gjegjësisht Diditëlindjen e Dytë të Muzeut. Me këtë rast Stafi i QRTK-së, për rreth tri orë, priti në vizita nxënësit e klasave të para të shkollës “Thimi Mitko”, se bashku me mësueset e tyre. Gjylishen Berisha, përgjegjëse e Muzeut, të gjithë këtyre nxënësve, u shpjegoi për vlerat e trashëgimisë kulturore që gjenden në muzeun tonë.
Nxënësit të veshur kuq e zi, me flamujë në duar e me plisa të bardhë në kokë, e bënë madhështor ambientin e muzeut prë këto festa të fundnëntorit. Ata për veç që u njohën me artefaktet e muzeut si vlera të paraardhësve tanë, si zogjtë që ciërojnë këngë gazmore në çerdhen e tyre, recituan vjersha dhe kënduan këngë për festat e Nëntorit, për Adem Jasharin etj.
Ishte kënaqësi dhe madhështi, që këto fëmijë, kanë të lindur, janë rritur dhe po edukohen të lirë.
Ismet Tafili
QRTK