DYLON

Certifikohen nxënësit në modulin IT Essentials

Certifikohen nxënësit në modulin IT Essentials
Avatar photo Redaksia

Grupi i parë i nxënësve të klasave të 11-ta në degën e Sistemeve të IT-së, të Shkollës së Mesme Teknike   ”Mehmet Isai” të Gjilanit, janë certifikuar në modulin IT Essentials. Kjo është bërë e mundur pas akreditimit të shkollës sonë “Mehmet Isai” nga CISCO Academy, pasi që edhe trajnimi është dizajnuar nga CISCO Academy, për t’iu dhënë njohuritë e nevojshme bazike nxënësve për fushën e IT-së.

Drejtoresha e shkollës, znj. Lumnije Tahiri dhe mësimdhënësit Labinote Shabiu e Afrim Rexhepi, në cilësinë e instruktorëve, kanë shpërndarë certifikatat për një pjesë të nxënësve që kanë ndjekur trajnimin e CISCO Academy në modulin IT Essentials. Sipas tyre, në muajin shtator do të vazhdohet me grupet e reja.

EkoHigjiena

Nxënësit e rinj të cilët kanë përfunduar shkollën fillore dhe të cilët do të zgjedhin profilet e shkollës sonë “Mehmet Isai” do të mund ti ndjekin falas trajnimet nga CISCO Academy. (ab).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.