DYLON

Shefja e Nisma-s, Mimoza Kadriu ndihet e lumtur që u votua pro Çmimit “Hanumshahe Abdullahu – Zymberi”

Shefja e Nisma-s, Mimoza Kadriu ndihet e lumtur që u votua pro Çmimit “Hanumshahe Abdullahu – Zymberi”
Avatar photo Redaksia

Shefja e grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Mimoza Kadriu-Qerimi, thotë se ndihet e lumtur që i kaloi propozimi në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, që të kemi edhe një Çmim me emrin “Hanumshahe Abdullahu –  Zymberi” që do t’iu jepet personaliteteve të merituara, gjatë datës 7 dhe 8 mars, për të arriturat në arsim, në aktivizëm shoqëror dhe në shtetndërim.

Kadriu-Qerimi në seancën e kuvendit, e cila është duke i zhvilluar edhe në këto momente, punimet e saja. propozoi që në kuadër te rregullores për ndarjen e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve të futet çmimi “Hanumshahe Abdullahu – Zymberi”. Çmimi në fjalë do tu jepej personaliteteve, për të arriturat e tyre në arsim, në aktivizëm shoqëror dhe në shtetndërtim, transmeton 2LONLINE.

“Në mënyrë unanime u përkrah ky propozim nga të gjithë këshilltarët, po ashtu këtë propozim e kanë përkrahur të gjitha komitetet dhe nga debatet publike”, ka bërë me dije Mimoza Kadriu – Qerimi.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.