Tash e 18 vite jemi faktor kyç në përparimin e Komunës së Gjilanit në çdo sferë e pore të jetës. Jemi prej qytetarëve punëtorë e respektues të ligjit, duke dhënë kontribut në ndërtimin e këtij vendi. Mirëpo përfaqësimi ynë brenda administratës komunale, është i zbehtë.
Shkruan: Shaban Emini
Nga mijëra luginas që jetojnë në Gjilan, nuk janë as dhjetë që punojnë në komunë. Ky është problem për një arsye, luginasit këtu janë duke kontribuar e të papërfaqësuar.
Nuk mjafton një asambleist, përderisa mbi 500 punëtorë në komunë janë vendas. Provencializmi është dukuri e prapambetjes së viteve të kaluara, të cilat nuk ndihmojnë në zhvillimin e qytetit drejtë një qyteti evropian, siç jemi mësuar të e dëgjojmë shumë herë.
Duhet një përfaqësim më të kënaqshëm duke iu ofruar mundësi edhe kuadrove nga lugina të japin kontributin e tyre në menaxhimin e komunës.
Se a do të i përfshin luginasit brenda administratës komunale, kryetari Haziri, mbetet të shihet, duke pasur parasysh se ka pasur mbështetje të madhe nga luginasit në Gjilan, me votat e të cilëve i ka fituar edhe këto zgjedhje, dhe do të fitojë prapë, nëse ruan lidhjen dhe investon në këtë lidhje të krijuar ndërmjet kryetarit Haziri dhe luginasëve në Gjilan.