Eric Ceclan është një voglush vetëm 2 vjeç, por deri më tani ka vizituar 24 shtete të botës.
Prindërit e Ericit, Alina dhe Andrei thanë se dëshiruan që të udhëtonin me djalin e tyre për shkak se ai shpenzonte kohë shumë me njerëzit tjerë.
Për të udhëtuar ata përdorin transportin publik dhe gjejnë çmimet më të lira për banim ose i pastrojnë enët për të qëndruar falas.
“Ne kemi momente të mrekullueshme gjatë udhëtimeve, gjë që na inkurajon që të vazhdojmë. Ne ishim të lodhur nga rutina e njejtë dhe e urryem faktin që djali ynë kalonte më shumë kohë me njërzit tjerë se sa me ne” , tha e ëma.
Për momentin familja është në Singapor dhe planifikojnë që të vazhdojnë me udhëtimet deri kur Erici të fillojë shkollën.