DYLON

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave Buzovik dhe Shushtë

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave Buzovik dhe Shushtë
Avatar photo Redaksia

Në fshatrat Buzovik dhe Shushtë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave.

Në fshatin Buzovik kryetar i këshillit të fshatit është rizgjedhur Memetali Shefkiu dhe janë përzgjedhur edhe 9 anëtarë të këshillit.

Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 47 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.

EkoHigjiena

Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njejtën ditë edhe në fshatin Shushtë, ku morën pjesë 25 pjesëmarrës me të drejtë vote.

Kryetar i këshillit të fshatit Shushtë u zgjodh, Hamit Zeneli ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 7 anëtar. Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen në fshatin Kabash.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.