Skuadra nga Podujeva, Lapi e ka nisur interesant merkaton. Klubi që po lufton me Feronikelin dhe Prishtinën për titullin kampion në këtë sezon, ka zyrtarizuar afrimin e Armin Mujkic.
Mbrojtësi i majtë nga Bosnje Hercegovina në pjesën e parë të këtij sezoni u aktivizua me Tomorin e Beratit në Kategorinë e Parë, ndërsa deri tani në karrierën e tij ka luajtur edhe me ekipe të tilla si Mladost Kakanj, Nk Visoko dhe Nybro.
25-vjeçari mund të përshtatet edhe si qëndërmbrojtës ndërkohë që me Llapin ka firmosur për 1 vit e gjysmë.