Pas fitores ndaj Gjibraltarit (1-0), Kosova nuk ka pushuar fare, duke e mbajtur sot stërvitjen e radhës.Të përzgjedhurit e Bernard Challandes sot nga ora 18:00 kanë filluar stërvitjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Po punohet për ndeshjen me Malin e Zi që do të zhvillohet të hënën.
Kjo ndeshje është njëra nga ndeshjet kryesore në këto eliminatore ku ballafaqimi me Malin e Zi, kërkon vetëm fitore për të qëndruar në hap me kualifikimin në Euro 2020.
Challandes nuk ka shumë kohë për analizë dhe ka preferuar t’i kthehet punës dhe mos t’ju jap pushim lojtarëve.