DYLON

Llapi bëhet me stadium të ri, donacion i UEFA-s

Llapi bëhet me stadium të ri, donacion i UEFA-s
Avatar photo Elife Sherifi

Skuadra nga Podujeva, KF Llapo ka zgjeruar infrastrukturën sportive. Sot është prezantuar projekti më i ri i stadiumit ndihmës, i cili sipas imazheve të publikuara duket shumë bukur.

Ky stadium ndihmës është donacion i UEFA-s, ndersa Hapja zyrtare e fushës pritet të bëhet shumë shpejtë.

Njoftimi i plotë nga klubi:

EkoHigjiena

Pamje nga stadiumi ndihmës i KF Llapit

Podujevë, 11 tetor 2019 – Krahas investimeve në stadiumin “Zahir Pajaziti”, KF Llapi shumë shpejtë do bëhet edhe me stadiumin ndihmës në Dumosh që do i shërbej klubit për stërvitje të skuadrës dhe grupmoshave të reja.

Falë përkushtimit dhe rezultateve pozitive përgjatë dy edicioneve të kaluara të Superligës, KF Llapi fiton donacionin nga UEFA për ndërtimin e stadiumit ndihmës, hapja zyrtare e të cilit do bëhet shumë shpejtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.