Hudhra dhe qepa janë të shëndetshme dhe të shijshme, por nganjëherë konsumimi i tyre kufizohet nga era e rëndë që lënë pas në gojë.
Megjithatë, s’është nevoja të krijoni panik nëse veç keni konsumuar qepë apo hudhër në drekë dhe pastaj e keni një takim të rëndësishëm.
Kjo sepse ka zgjidhje natyrale të cilat ju ndihmojnë ta largoni erën e tyre.
Mustarda
Futeni një lugë gjelle mustardë në gojë për disa sekonda. Pështyjeni atë dhe pastaj gjysmë lugë gjelle mustardë gëlltiteni.
Gjethet e majdanozit
Përtypja e gjetheve të majdanozit për disa minuta po ashtu jua hekë erën e keqe të gojës.
Çaji i gjelbër dhe limonada
Shija e freskët e këtyre pijeve e kanë të njëjtin efekt sikurse të përtypni çamçakëz.
Limoni
Rriskat e freskëta të limonit mund të jenë efikase për ballafaqimin me baktere të gojës. Për rezultate të shpejta, përtypni disa rriska menjëherë pasi të keni ngrënë qepë apo hudhër.