Nuk funksionon bashkëpunimi i mirëfilltë ndërkufitarë dhe mungon vëllazërimi, miqësimi e binjakëzimi me Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Kumanovë e Likovë.
Refik HASANI
Gjilanit si një trekëndësh kufitar është dashur të krijoj lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta institucionale me Komunat fqinjë kufitare.
Vendosja e bashkëpunimit ndërkufitarë në nivelin Komunal midis Organeve Lokale publike fqinje që i nënshtrohet sistemeve të ndryshme ligjore vendase për çështje të interesit të përbashkët, synimi është të identifikohen problemet e përbashkëta, çështjet dhe objektivat që duhet formalizuar si pjesë e një marrëveshje e bashkëpunimit duke lehtësuar dhe ndihmuar jetën veçmas fshatrave kufitare të dy anëve të kufirit pastaj edhe duke u shkëmbyer me të dhëna zyrtare në mesë niveleve Komunale për t’u adresuar edhe në nivele qendrore të tyre.
Bashkëpunimi ndërkufitarë në mënyrë institucionale përmesë projekteve të përbashkëta është më se i domosdoshëm pasi është në vendënumrim, pasi ndërvarësia gjeografike, mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike janë parametra që duhet bashkëpunuar në mesë Komunave kufitare. Bashkëpunimi do të prodhonte efekte që të binjakëzohen, vëllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit me Komunën fqinje të Preshevës, Bujanocit, Kumanovës dhe Likovës.
Në mënyrë institucionale do të duhej të ketë takime të rregullta të bazuara në ligje, akte e udhëzime të praktikave më të favorshme. Që nga momenti i pikës së veçantë të rendit të punës që caktuar dhe është themeluar Komiteti për bashkëpunim ndërkufitar. Sot e asaj dite nuk kemi asnjë rezultat konkretë të këtij bashkëpunimi reciproke të përhershme, afatgjata në mënyrë institucionale.
Ende nuk janë caktuar dhe precizuar sferat e përgjegjësisë në mesë të Komunave të Gjilanit me Komunën e Preshevës dhe atë të Bujanocit.
Ende nuk janë caktuar dhe precizuar sferat e përgjegjësisë në mesë të Komunave të Gjilanit me Komunën e Kumanovë e Likovë. Gjilani, duke ngecur në këtë bashkëpunim aq më larg janë Komuna e Kamenicës për bashkëpunim me Bujanocin dhe Medvegjën. Edhe Komuna e Vitisë do të duhej krijuar frymën në një bashkëpunim me Kumanovën e Likovën.
Pse Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë figuron vetëm në letër, pasi me asgjë dhe me asnjë projekt serioz nuk është marrë dhe nuk ka qitë në dritë asgjë.
Nëse eventualisht ka ndonjë rezultat që ka bërë si evidentim-adresim të ndonjë çështje apo ka arritur në ndonjë konkluzion mua më vjen mirë, por kam drojë që asnjë çështje jo që ska arritur të gjejë zgjidhje po as të adresojë.
Gjilani nuk duhet të injoroj bashkëpunimin ndërkufitarë, askush s’ka të drejtë të thirret në këtë bashkëpunim, nuk mjaftohet vetëm në ndonjë konferencë shtypi sa për treguar në opinion që ekziston në letër bashkëpunim ndërkufitarë.
Sa projekte janë realizuar që nga themelimi i këtij komiteti.Për secilën Komun cilat projekte,çfarë plane jan hartuar,sa fonde dhe në çfarë shume për investime nga Këshilli i Evropës dhe mekanizmave tjerë Europian jan thithur.Mos të flasim për programe e grante të IPA I dhe IPA II. Në cilat projekte është konkurruar dhe cilat jan përfitimet dhe cilat jan në përfundim e sipër në interes të përbashkët të këtij trekëndëshi kufitarë.
Pse Gjilanit një legjislaturë i ka ikur duke mos arritur asgjë në bashkëpunim ndërkufitarë. Pse Gjilani ende nuk ka vllazërim, miqësim e binjakëzim me Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Kumanovë e Likovë apo ndonjë bazë të krijuar në bashkëpunim ndërkufitarë të filluar së ndërtuar në mënyrë institucionale. Pse Komiteti nuk ka arritur për një legjislatur të tër të krijoj efekte të mirëfillta më shumë për bashkëpunim ndërkufitar, pse!. Cilat jan planet afatë mesme, afat gjata të këtij bashkëpunim me projekte e përfitime në interes publik të komunave fqinje kufitare. Të gjitha këto dhe shumë e shumë pyetje të tjera do të duhej dhën përgjigje.
Autori është, ish-këshilltarë KK-Gjilan në legjislaturën 2009-2013, që bëri propozimi për themelimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë në seancën e IX-ët të dt.15.07.2013, po ashtu ka punime e kumtesa të trajtuara nëpër sesione e konferenca shkencore lidhur me bashkëpunimin ndërkufitare mbi rolin dhe rëndësia e programeve të BE-së dhe IPA-s.