DYLON

Ministri Hoti nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Transferimin e Çmimit

Ministri Hoti nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Transferimin e Çmimit
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Avdullah Hoti sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ MF-02/2017 për Transferimin e Çmimit,

Udhëzim i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për administrimin dhe zbatimin e transferit të çmimeve në përputhje me dispozitat e nenit 27 të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave. Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ janë të zbatueshme për transaksionet e kontrolluara në mes të palëve të lidhura, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore.

Vlen të theksohet se nëpërmjet këtij Udhëzimi Administrativ modernizohet rregullativa e transferit të çmimit, meqë ky Udhëzim Administrativ është në masë të madhe në përputhje me udhëzuesit e OECD-së dhe rregullativën përkatëse të Bashkimit Evropian.

EkoHigjiena

Po ashtu, Ministria e Financave ka zhvilluar një fazë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse të konsultimeve me palët e interesit, me qëllim të adresimit të komenteve të tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.