“Në mbledhjen e Komitetit për Kulturë, Rini, dhe Sport, pas shqyrtimit të kërkesës nga Klubi Hendbollistik “Zhegra”, si anëtare e këtij komiteti, kam kërkuar që të mbështetet kjo kërkesë duke e vlerësuar si të arsyeshme dhe shumë të nevojshme”, ka thënë Arta Haziri-Nuhiu, anëtare e Kuvendit Komunal nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ajo tha se ka kërkuar edhe që kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të ketë në fokus investimin ne sport, një sektor i lënë anash dhe si i tillë i vetmi që po na bënë krenar. “Nuk e di sa kemi të drejt të krenohemi me ata për të cilët bëjmë shumë pak, ose aspak”, ka thënë Arta Haziri-Nuhiu
Përndryshe, ajo tha se ka propozuar edhe që “Muaji i Mërgatës” të filloi në kohë të përshtatshme, gjegjësisht në kohën kur mërgimtarët janë në Kosovë. “Nga vitet e kaluara mësojmë se ky muaj ka nis në kohë të papërshtatshme, kur ende diaspora jonë nuk gjendej e tëra në Kosovë. Nëse “Muaji i Mërgatës” fillon pa prezencën e bashkatdhetarëve tanë, atëherë nuk e di pse do të duhej të quhej “Muaj i Mërgatës”.
Po ashtu, sipas saj, në kuadër të këtij muaji, kërkohet të ketë më shumë aktivitete për fëmijë.