DYLON

Gagica: I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit dhe kompozitorit gjilanas, Isa Jakupi

Gagica: I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit dhe kompozitorit gjilanas, Isa Jakupi
Avatar photo Redaksia

“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit dhe kompozitorit gjilanas, mikut e bashkëpunëtorit tim të kamotshëm, Isa Jakupi”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan.

Gaica tha se profesor Jakupi ishte themelues i shkollës së muzikës në Gjilan, shkollë kjo nga e cila dolën gjenerata të tëra profesionistësh të artit muzikor. Ai ishte veprimtar i kahershëm duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe formësimin e brezave.

EkoHigjiena

“Për dy ditë nuk arrite ta presësh koncertin e organizuar për krijimtarinë tuaj profesor. E dhimbshme sa më s’ka.  Keni lënë zbrazëtirë të madhe mes kolegësh profesionistë, mes familjarësh, miqësh e në Gjilanin tonë që aq shumë e deshe. Ngushëllime familjes Jakupi, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe miku im i kahershëm, profesori ynë i nderuar, Isa Jakupi”, ka thënë Gagica  i AAK-së.  /2LONLINE/