“Këshilli Drejtues (KD) i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, dhe kryetari i degës, Rexhep Kadriu, në mbledhjen e parë të KD-së, më dhanë besimin që të jem nënkryetare e Aleancës, dega në Gjilan”, ka bërë të ditur, Arta Haziri – Nuhiu.
Nuhiu që është edhe anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e këtij subjekti politik, ka thënë se anëtarët, simpatizantët e AAK-së, janë të njohur për angazhimin e saj të deritashëm në strukturat e AAK-së e tani e tutje ajo do të jetë e angazhuar edhe nga pozita e nënkryetares dhe se nuk do të kursehet për të dhënë kontributin e saj.
“Tani e tutje, angazhimi im shtesë në institucionet komunale, si dhe marrja e përgjegjësive shtesë në AAK në dy nivelet, në atë lokal dhe në nivel vendi, përveç se më obligojnë, edhe më motivojnë të dyfishoi angazhimin tim gjithnjë në interes të qytetarëve”, ka thënë Nuhiu.
Ajo shtoi se bashkërisht do t’ia dalim ta bëjmë Gjilanin dhe Kosovën një vend interesant për të jetuar e punuar!