DYLON

Kreu i Kamenicës pret në takim zëvëndësministren e Arsimit të Shqipërisë

Kreu i Kamenicës pret në takim zëvëndësministren e Arsimit të Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës,  Qëndron Kastrati ka pritur në takim Zëvëndësministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinin.

Kastrati bashkë me zëvëndësministren Shahini kanë vizituar Gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë dhe bashkë me stafin dhe nxënësit kanë shkëmbyer përvojat në aspektin e arsimit.

Gjatë takimit është diskutuar për kurrikulën shkollore dhe mundësitë e shkëmbimit të teksteve mes Kosovës e Shqipërisë.

EkoHigjiena

Sipas kryetarit Kastrati, shkëmbimi i teksteve shkollore mes dy shteteve do t’i ndihmonte arsimit jashtzakonisht shumë.

“Gjithashtu, diskutuam për binjakëzimin e shkollave me mundësi që nxënësit të kryejnë një pjesë të shkollimit të mesëm në Shqipëri e Kosovë”, tha ai.

Ndër të tjera, i pari i komunës tha se takimet e këtij niveli do t’i bëjnë më të shpeshta, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Kosovës e Republikës së Shqipërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.