DYLON

Zeka: Zgjedhjet e brendshme do ta reformojnë PDK-në

Zeka: Zgjedhjet e brendshme do ta reformojnë PDK-në
Avatar photo Redaksia

Anëtari i Këshillit Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka thënë se zgjedhjet e brendshme do ta mobilizojnë edhe më shumë këtë subjekt politik.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re, ai ka theksuar se në kuadër të këtij procesi zgjedhor do të ndodhin edhe reforma për pastrimin e partisë nga individë që gjithçka brenda subjektit politik e shikojnë në relacion me interesin e vet personal.

Zeka ka theksuar se PDK-ja është në një fazë kur kërkohet të krijojë struktura partiake me njerëz dhe kuadro te të cilët qëllimi i përfitimeve nuk vjen në konsideratë dhe as nuk konsiderohet i pranueshëm për partinë.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se Kadri Veseli tash për tash është kandidatura më kredibile për të vazhduar drejtimin e PDK-së.

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.