Xhudistja Nora Gjakova ka shënuar fitore në finale duke mundur xhudisten nga Franca, Sarah Leone Cysique, duke bërë kështu që Kosova ta sigurojë edhe medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Siç e dimë më parë, Distria Krasniqi ishte ajo që sigurojë medaljen e artë në kategorinë -48 kg.
Përndryshe, xhudistja Nora Gjsakova në kategorinë -57 kg, ka mundur edhe japonezen Tsukasa Yoshida, Kaja Kajzer nga Sllovenia dhe holandezen, Sanne Verhagen.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar xhudisten Nora Gjakova e cila siguroi medaljen e artë olimpike në lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!”, ka shkruar Osmani.