DYLON

Kryeministri Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Kryeministri Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës
Avatar photo Redaksia

Një buqetë lulesh u vendos sot në nderim të veprës së pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, i cili më 26 korrik 2011 humbi jetën në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Në përvjetorin e 10-të rënies në krye të detyrës të Enver Zymberit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i tij.

EkoHigjiena

Në vizitë te familja Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë, kryeministri Kurti me babain e Enverit, Muharrem Zymberi, rikujtuan ngjarjet e korrikut 2011, dhe bisedat e fundit të Enverit me familjen.

Kryeministri tha se Enver Zymberi është shembulli më domethënës i policëve tanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.