DYLON

Policia sekuestron mall të kontrabanduar pa dokumente mbi prejardhjen e mallit

Policia sekuestron mall të kontrabanduar pa dokumente mbi prejardhjen e mallit
Avatar photo Redaksia

Patrulla policore e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në afërsi të fshatit Herticë, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar F.H (1991). 

Gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se në veturë kanë qenë pesëdhjetëetre (53) palë këpucë të reja, të llojeve të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit.

EkoHigjiena

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit,  me urdhër të të cilit  Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘Kontrabandë me mall’. ndërsa malli është sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës. 

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.