DYLON

Ka vazhduar demonstrimi i xhudos, kësaj radhe në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan

Ka vazhduar demonstrimi i xhudos, kësaj radhe në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Bashkë me klubin e xhudos, “Gjilani”, kryetarin e klubit, Esat Selimi, trajnerin e klubit, Ibrahim Hasani, ndihmës trajnerin, Ardian Zejnullahu dhe xhudistët e këtij klubi, kemi prezantuar ndryshimet në nivelin fizik dhe emocional që ky sport mund të sjellë në jetën e individëve dhe rëndësinë e disiplinës dhe respektit të përfaqësuar nga sporti i xhudos”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Më tutje thuhet se në këtë demonstrim të veçantë ishin prezent nxënësit me plot energji dhe interesim për të mësuar më shumë rreth xhudos, drejtori i shkollës, ramadan dermaku dhe drejtori për kulturë, rini dhe sport i qytetit të gjilanit, kushtrim zeqiri, i cili shprehu mbështetjen e tij të plotë për promovimin e sportit të xhudos në kosovë.

EkoHigjiena

Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.