Në Kamenicë, Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ka ë prezantimin e fletushkave informative për të drejtat e fëmijëve.
Qëllimi i konferencës është prezantimi dhe shpërndarja e fletushkave informative si pjesë e aktivitetit mbi rritjen e vetëdijesimit dhe mbështetjes së të drejtave të fëmijëve në informim, qasje në shërbime gjithëpërfshirëse dhe mbrojtje.
Në këtë konferencë morë pjesë përfaqësues të mediave lokale të komunës së Kamenicës dhe zyrtarë komunal që mirren me promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.