• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. Oda Amerikane shpreh shqetësimet lidhur me reformat e stagnuara dhe ndërhyrjen e politikës në sektorin privat
Nacionale

Oda Amerikane shpreh shqetësimet lidhur me reformat e stagnuara dhe ndërhyrjen e politikës në sektorin privat

Redaksia 2LONLINE 30 Dhjetor, 2018 4 minuta lexim
 Oda Amerikane shpreh shqetësimet lidhur me reformat e stagnuara dhe ndërhyrjen e politikës në sektorin privat

Në ditët që po shënojnë fundin e vitit 2018, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj lidhur me nivelin e dobët të dialogut institucional dhe formal ndërmjet sektorit publik dhe privat, ndërlidhjen e politikës me raportet ekonomike dhe tregtare, si dhe ndërhyrjen e shpeshtë të institucioneve dhe zyrtarëve qeveritarë në sektorin privat.

Oda Amerikane beson se tregtia e lirë është një faktor i rëndësishëm në të mundësuarit e rritjes ekonomike përmes efikasitetit dhe inovacionit të shtuar, mundësive të eksportit si dhe cilësisë më të lartë dhe mallrave me çmime më të ulëta për konsumatorët, prandaj çfarëdo vendimi për vendosjen e barrierave jotarifore dhe tarifore jashtë frymës dhe zotimeve në kontekst të marrëveshjeve për tregti të lirë, si dhe zotimeve që vendi ka ndërmarrë për avancimin e rrugës së integrimit evropian, pavarësisht argumenteve që arsyetojnë veprimet e tilla.

Oda Ekonomike Amerikane është e vetëdijshme për vështirësitë në lëvizjen e mallrave për kompanitë e Kosovës përmes barrierave jotarifore që shtetet anëtare të CEFTA-së i vendosin, megjithatë, Oda Amerikane beson se Marrëveshja përmban dispozita për zgjidhjen e kontesteve që mund të vihen në përdorim për një tregti të papenguar ndërmjet shteteve.

Oda Amerikane beson se çfarëdo vendimi për barriera tarifore dhe jotarifore do të gjenerojë efekte negative për ekonominë e Kosovës në periudhë afatgjatë meqë do të ndikojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe do të pengojë prospektet për krijimin e vendeve të punës, duke lënë në hije efektet pozitive shkurtpamëse që vendimi mund të ketë.

Sa i përket sulmeve të kohëpaskohshme ndaj kompanive dhe sektorëve të caktuar nga ana e zyrtarëve të lartë qeveritarë, Oda Amerikane i konsideron ato si ndërhyrje direkte në operacionet e sektorit privat, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e tjera përkatëse të shtetit, të cilat garantojnë një ekonomi të lirë të tregut. Oda Amerikane beson se shteti ka mekanizma të mjaftueshëm ligjor dhe institucional që trajtojnë çështjet e konkurrencës, tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, roli kyç i të cilave është mbrojtja e interesit publik dhe të siguruarit që asnjë kompani, vendore apo e huaj, nuk abuzon me pozitën dominuese.

Argumentet e sipërcekura si dhe dialogu i ulët ndërmjet sektorit privat dhe publik mund dhe do të ketë ndikim në investimet e huaja direkte, në një kohë kur shteti ka nevojë për përmirësimin e perceptimin të tij para investitorëve amerikanë dhe të tjerë. Normat e investimeve të huaja direkte në 2018, si dhe përkeqësimi i rangimit të Kosovës në raportin e Bankës Botërore që mat lehtësinë e të bërit biznes janë reflektimi më i mirë i devijimit të vendit nga shtegu i tij i reformave.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane u bënë thirrje Kuvendit, Qeverisë si dhe agjencive të pavarura të përmbahen nga deklaratat e pabazuara dhe veprimet që mund të cenojnë integrimin evropian të Kosovës, si dhe të ndjekin reformat në mjedisin afarist, që do të çonin në investimeve më të mëdha të huaja dhe rritje më të shpejtë, duke pasur parasysh që Kosova ka të gjitha burimet e nevojshme për t’u shndërruar në një akter të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Etiketat:amerikane ekonomike kryesore naionale Oda
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
2LTV

Kryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie

21 Maj, 2022
2LTV

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Sport

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Opinion

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Bashkëpunimi transatlantik do të lehtësojë sfidat aktuale ekonomike

13 Maj, 2022

Dhjetëra kërkesa të bizneseve i dorëzohen Zëvendësministrit Durmishi

12 Maj, 2022

Qëndrimi i Odës Ekonomike Amerikane lidhur me mundësinë e tërheqjes së kursimeve pensionale

22 Prill, 2022

Fuqizimi i kapaciteteve energjetike dhe efiçenca e energjisë me rëndësi për bizneset

15 Prill, 2022

OAK: 100 euro të ipet në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore

12 Prill, 2022

Me diskutimin mbi përfitimet e arbitrazhit përfundon Java e Arbitrazhit në Kosovë

18 Mars, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com