KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
NJOFTIM PËR MUNDËSINË E PAGESAVE ONLINE PËR FATURAT E UJËSJELLËSIT TË KRU “HIDROMORAVA” SH.A GJILAN
Të nderuar Konsumatorë,
Me kënaqësi dëshirojmë t’ju njoftojmë se KRU “Hidromorava” po ndërmerret me përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar shërbimet ndaj konsumatorëve tanë.
Nisur nga muaji dhjetor, ju keni mundësinë e re për të kryer pagesat e faturave të ujësjellësit tuaj në një mënyrë më të thjeshtë dhe efikase, duke përdorur aplikacionet e bankave të licencuara në Kosovë dhe sistemin skano dhe paguaj.
Procedura është e thjeshtë dhe sigurohet se do t’ju lehtësojë procesin e pagesës së faturave. Duke skanuar barkodin e faturës tuaj, të cilën keni obligim të paguani, ju do të identifikoni dhe konfirmoni faturën në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë.
Për ata që nuk kanë qasje në aplikacionet e bankave, gjithashtu keni mundësinë të kryeni pagesën duke përdorur numrin referent të disponueshëm në faturën tuaj. Kjo do t’ju mundësojë të identifikoni dhe të paguani faturën tuaj duke përdorur informacionin e dhënë më parë. Ju lutemi të shënoni saktë numrin e referencës (i shënuar poshtë faturës) gjatë procesimit të pagesës Online.
Ne jemi të bindur se ky inovacion do të rrisë lehtësinë dhe efikasitetin e procesit të pagesës për të gjithë konsumatorët tanë.
Nëse keni pyetje shtesë apo nevojë për ndihmë, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e ofruesit të shërbimit të ujësjellësit.
Gjithashtu, ju rikujtojmë se forma e pagesës së faturës së ujit përveq procesit të lartëcekur mund të realizohet në të gjitha sportelet e KRU “Hidromorava”, si dhe mund të realizohet në të gjitha bankat e licencuara në Kosovë, Institucionet Financiare Jo-Bankare dhe agjensionet për transfer parash (Posta e Kosovës, Unioni Financiar , Capital, Ibas, Moneta dhe Vllesa).
Ju falenderojmë për bashkepunimin dhe besimin tuaj në KRU “Hidromorava”, shpresojmë se ky ndryshim do të sjellë më shumë efikasitet dhe lehtësi në procesin e pagesës së faturave të ujit.
Vazhdojmë me pune dhe përkushtim për të siguruar një përvojë sa më të kënaqshme dhe të përmirësuar për gjithë ju, konsumatorë tanë të nderuar!