DYLON

Shfaqja “Fefu dhe shoqet e saj” rikthehet në Gjilan

Shfaqja “Fefu dhe shoqet e saj” rikthehet në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Shfaqja “Fefu dhe shoqet e saj” do të rikthehet me reprizë në skenën e Teatrit të Gjilanit më 17 tetor, 2024 në ora 20:00. “Fefu dhe shoqet e saj” është një dramë e fuqishme me një perspektivë feministe, e shkruar nga Julies Aaron dhe Maria Irene Fornes, e cila vjen si produksion i Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me regji të Arlinda Morinës – Likit”, njofton faqja zyrtare e teatrit të Gjilanit.

Në njoftimin e teatrit thuhet edhe:

EkoHigjiena

Kjo shfaqje vjen si reflektim i nevojës për përmbushje dhe njohje të problemeve të grave, të përbashkëtës dhe dallimeve të tyre.

“Fefu dhe shoqet e saj’’ është një pasqyrë e gruas moderne, që tenton të hedhë dritë mbi errësirën që shoqëria e ka krijuar në favor të patriarkatit. Përkundër ndryshimeve, këto gra do të jenë zë i revoltës ndaj shtypjes së vazhdueshme.

Përveç kësaj, “Fefu dhe shoqet e saj” shpërfaq edhe vlerat e solidaritetit dhe mirëkuptimit të grave me njëra tjetrën. Ajo është një përvojë bindëse teatrale që sfidon normat konvencionale dhe fton për reflektim mbi ndërlikimet e marrëdhënieve njerëzore dhe rolin e gruas në shoqëri.

”Bashkohuni me ne për këtë përvojë të veçantë teatrale që do t’ju bëjë të reflektoni dhe të përjetoni thellë revoltën ndaj shtypjeve patriarkale. Ky prezantim përkrahet nga UNFPA Kosovo dhe Teatri i Qytetit të Gjilanit, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.