NJOFTIM nga Kompania EcoHigjiena për klientët shfrytëzues të ndihmave sociale
Kompania EcoHigjiena, njësia punuese në Kamenicë njofton klientët të cilët janë shfrytëzues të ndihmave sociale të sjellin kartelën me afat të vazhduar.
Klientët me kartelën sociale janë të liruar nga pagesa në Kompaninë EcoHigjiena, e cila merret me grumbullimin e mbeturinave.
Sipas njoftimit nga Kompania EcoHigjiena deri më datë 20.03.2024 shumica e shfrytëzueseve të ndihmës socilale nuk i kanë sjellur kartelat e vazhduara për vitin 2024, andaj obligohen që të sjellin deri në fund të muajit Mars 2024 dëshmitë, në të kundërtën të gjithë atyre që tek kjo kompani u mungon kartela me afat të vazhduar, do të aktivizohen për pagesë. /2LONLINE/