DYLON

Gjilan: KKSB-ja diskutoi për çështjet e sigurisë

Gjilan: KKSB-ja diskutoi për çështjet e sigurisë
Avatar photo Redaksia

Në Komitetin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), është diskutuar për parandalimin e sjelljeve devijante dhe të dhunës në shkolla, sidomos në ato të arsimit të mesëm ( bullizimi, narkotikët… ).

Takimin e parë të këtij viti, të kryesuar nga nënkryetarja  e Komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku Morina, koordinatori, e drejtori për Mbrojtje e Shpëtim Bejtullah Osmani, ishin edhe zyrtarë nga Policia dhe FSK-ja e të tjerë, është biseduar edhe për planet e evakuimit emergjent në shkolla.

EkoHigjiena

Po ashtu është diskutuar edhe për pajisjen, funksionimin dhe afatet e aparateve kundër zjarrit në shkollat e komunës.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe parandalimi dhe pengimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave, fëmijëve dhe të gjitha llojeve të dhunës si dhe roli i QPS/ PK, QPS, ZBGJ.

Edhe mbikëqyrje e lokaleve –kafeterive sidomos ato afër objekteve shkollore ku mundësitë për trafikim me substancë narkotike janë më të mëdha, nga PK, Organizatat Rinore, DKA, Këshilli i Prindërve, ishte temë e diskutimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.