Hidromorava: Njoftim i rëndësishëm për konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Velekincë.
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se për shkak të një defekti që ka ndodhur në FPU Velekincë dhe punimeve që po vazhdojnë akoma, ju lutemi të mos konsumoni ujin për pije gjatë deri në njoftimin e ardhshëm. Ky njoftim vlenë për konsumatorët që furnizohen me ujë nga rezervari në “Kodrën e Dëshmorëve”
– Livoç i Ulët,
– Rr. Lotë Vaku,
– Rr. Idriz Seferi,
– Kodra e Dëshmorëve,
– Hysen Tërpeza,
– Bregu i Djegur.
Ekipi i laborantëve tanë është duke monitoruar me kujdes parametrat e ujit dhe po ndërmerren masat e nevojshme për të siguruar cilësinë e tij.
Do të vazhdojmë t’ju informojmë për zhvillimet e mëtejshme dhe për cilësinë e ujit.
Për çdo informacion shtesë apo pyetje, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e posaçëm të shërbimit për konsumatorë:
Thirr pa pagesë: 0800 61 000
Tel 044 983 071, fix 0280 326 980
Kujdestaria inaktive 044 719 813
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
Me respekt,
KRU “Hidromorava”