DYLON

71 fermerë vitias përfitojnë freza nga komuna

71 fermerë vitias përfitojnë freza nga komuna
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të mbështetjes së fermerëve vitias, sot komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e kësaj komune ka bërë shpërndarjen e frezave për 71 fermer.

Me këtë rast i pranishëm në pranim dorëzimin e tyre ishte zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori i bujqësisë, Naim Pira.

EkoHigjiena

Zv.Kryetari Aliu i përgëzoi fermerët përfitues për këto mekanizma bujqësor, duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, këtë vit ka përkrahur rreth 500 fermerë me mekanizëm të ndryshëm bujqësor.

Ai tha se komuna e Vitisë, synon që vitin që vjen të vazhdojë përkrahjen të fermerëve në sektorët e ndryshme bujqësore.

Për këtë ai tha se do të shikohen edhe mundësitë buxhetore të rritjes së përkrahjes.

Përndryshe drejtori Pira, tha se sot janë shpërndarë 71 freza për fermerët vitias dhe atë më qëllim të përkrahjes së tyre. Ai për këtë falënderoi kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili i jep një rëndësi të veçantë bujqësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.