Donika Grajqevci, 16 vjeçare, me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka marr shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U19.
Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në Shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në faqen e tij zyrtare në facebook.
Kosova edhe në kategorinë e femrave po përpiqet të përgatitet sa më mirë që të ketë paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare