DYLON

Ekipi bullgar i thotë ‘Po’ prizenasit

Avatar photo Elife Sherifi

Mesfushori prizrenas Diellor Beseni kishte debutuar në moshën 16 vjeçare te Liria, ndërkohë që në edicionin e fundit realizoi dy gola në tri përballjet e fundit.

Ai është rrugës për t’u bërë futbollist i njohur në Evropë pasi, ka qëndruar për disa ditë te ekipi bullgar Lokomotiva Plovdiv dhe ka bindur drejtuesit e këtij klubi për t’i ofruar kontratë profesionale, por që duhet pritur edhe një vit deri në mbushjen e moshës së pjekurisë.

Beseni ishte rekomanduar te klubi bullgar nga trajneri  Bruno Akropoviç, i cili kohë më parë e drejtoi skuadrën shqiptare KF Shkëndija nga Tetova.

EkoHigjiena

Kontrata me Lirinë i kishte skaduar me të përfunduar kampionati, ndërkohë interesim për të kishin shfaqur klubet kosovare FC Prishtina, FC Ballkani si dhe KF Shkëndija dhe FK Kukësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.