Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë e Komunës së Kamenicës ka mirëpritur 20 përfitues të cilët kanë nënshkruar kontratat në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”.
Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i qëndrueshëm dhe krijimi i vendeve të punës, ndërsa vlera mesatare e grantit është 2 mijë Euro në formë të pajisjeve.
Po ashtu për këta përfitues është mbajtur edhe një trajnim biznesi nga zyrtarët e organizatë “Help Kosovo”. /2LONLINE/