DYLON

UKZ pjesë e punëtorisë lidhur me Shtojcën e Diplomës organizuar nga ALLED

UKZ pjesë e punëtorisë lidhur me Shtojcën e Diplomës organizuar nga ALLED
Avatar photo Redaksia

Në punëtorinë për Zhvillimin e Kapaciteteve lidhur me Shtojcën e Diplomës dhe përshtatjen e formatit dhe përmbajtjes të saj për programet e përzgjedhura të studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL-të) publike në Kosovës, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kryesuar nga Fitore Malaj Avdyli, Drejtoreshë e zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi.

Gjatë punëtorisë, përfaqësuesit e Universiteteve Publike dhe Private në Kosovë,  nëpër grupe kanë punuar në zhvillimin e një modeli të Shtojcës së Diplomës, sipas parimeve te Konventës së Lisbonës, që do të implementohet në të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

EkoHigjiena

Energjia dhe përkushtimi i grupeve punues nga Institucionet e Arsimit të Lartë lidhur me Zhvillimin e Kapaciteteve lidhur me Shtojcën e Diplomës dhe përshtatjen e formatit dhe përmbajtjes të saj për programet e përzgjedhura të studimit në IAL-të publike, është për t’u vlerësuar dhe kur njerëzit e duhur punojnë së bashku, sfidat shndërrohen në mundësi.

Ekspertja e projektitALLED2 Prof.Dr. Ferdije Zhushi Etemi ka ofruar ekspertizën e saj në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve për plotësimin e shtojcës së diplomës dhe përshtatjen e formatit të tyre për Institucionet e Arsimit të Lartë Publik në Kosovë.

Dr. Anton Gojani, koordinatori për Sigurim të Cilësisë dhe Arsim të Lartë në projektin ALLED2,  deklaroi se punëtoria e dytë është një hap drejt zhvillimit të kapaciteteve në Shtojcën e Diplomës dhe inkurajoi grupet punuese për angazhim dhe cilësi për të promovuar qëndrueshmërinë e Shtojcës së Diplomës.

Udhëheqësja e projektit #ALLED2 Znj. Efka Heder theksoi rëndësinë e këtij procesi dhe qëndrueshmërinë e Shtojcës së Diplomës, duke përgëzuar të gjithë anëtarët e grupit punues për punën dhe përkushtimin e deritanishëm për Zhvillimin e Kapaciteteve lidhur me Shtojcën e Diplomës dhe përshtatjen e formatit dhe përmbajtjes të saj për programet e përzgjedhura të studimit në IAL-të në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.