Në objektin e shkollës fillore të fshatit Livoç i Epërm është mbajt takimi me Këshillin Lokal për Siguri Publike (KLSP LIvoç i Epërm).
Në takim ishin të pranishëm kryetari I KLSP – së, Ramadan Kurteshi si dhe anëtarët të cilët e përbëjnë këtë komitet nga komuniteti shqiptar dhe komuniteti serb, po ashtu në takim ka marrë pjesë edhe kryeimami I xhamisë së këtij fshati.
Në takim janë diskutuar tema të cilat kryesisht kishin të bëjnë me gjendjen e sigurisë , me theks të veçantë “Parandalimi dhe Identifikimi i hershëm i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm”.
Gjendja e Sigurisë në fshat ,në mënyrë unanime është vlerësua e mirë.
Nga ana e njësitit policia në komunitet të pranishmit janë njoftuar lidhur me “Konkursin i cili pritet të hapet për punësim në Policinë e Kosovës ku dhe është kërkuar bashkëpunim në njoftimin dhe inkurajimin e të rinjve për të aplikuar”. /2LONLINE.com/