DYLON

Vetëvendosje: Ne ofrojmë zgjidhje për probleme të qytetarëve

Vetëvendosje: Ne ofrojmë zgjidhje për probleme të qytetarëve
Avatar photo Redaksia

“Sot, gjatë vizitës në fshatin Livoç i Epërm, dëgjuam ankesat e shumta të qytetarëve. Rrugë të lëna në gjysmë, mungesë të ndriçimit publik, mungesë të ujit të pijshëm e në veçanti problemet që hasin bujqit për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, ishin disa nga problematikat me të cilat përballen ata”, thuhet në  komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.

Kandidati për kryetar të Komunës, Alban Hyseni dhe kandidatët për asamble Arbresha Berisha, Arianit Sadiku, Selajdin Salihu, Vijoleta Behluli e Shefqet Jakupi, u zotuan për qeverisje që në plan të parë ka qytetarin e që ofron zgjidhjen për këto probleme. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.