DYLON

Gjilan: Policia ka filluar implementimin e Projektit “Targat”

Gjilan: Policia ka filluar implementimin e Projektit “Targat”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësitet e policisë në Komunitet dhe ato të trafikut Rajonal në Gjilan në gjithë zonën e përgjegjësisë kanë filluar implementimin e Projektit “Targat” .

Policia e Kosovës , njësitet e Trafikut Rajonal dhe njësitet Policisë në Komunitet kanë dalë në teren dhe kanë biseduar me qytetar  në lokacione të ndryshme ku përdoren targat e regjistrimit të lëshuara  nga Serbia.

EkoHigjiena

Qytetarët janë informuar saktë  nga ana e oficerëve policor për mënyrën e vendosjes së Stikersave në targat e regjistrimit.

Bazuar në  raportimin  e aktiviteteve në projektin “Targat”  të datës   05.10.2021

janë bërë shtatë (7) vizita në lokacione të ndryshme në shtatë  Komunat e DRP-së  Gjilan .

Gjithsej janë kontaktuar tridhjetë e shtatë  (37)  persona të cilët kanë premtuar se do të veprojnë në bazë të vendimit të qeverisë dhe do të informojnë edhe persona të tjerë për të vepruar në harmoni me vendimin e qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve.

Policia e Kosovës në çdo kohë është e gatshme të japë informata të nevojshme të gjithë qytetarëve lidhur me këtë çështje, në mënyrë që vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës të implemetohet saktë si e parasheh ligji në fuqi.  /2LONLINE.com/