DYLON

Policia e Kosovës takon Këshillin Lokal për Siguri Publike në Gjilan

Policia e Kosovës takon Këshillin Lokal për Siguri Publike në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti i policisë në Komunitet nga stacioni policor në Gjilan, në vazhdën e aktiviteteve dhe detyrave sot ka mbajt takim me Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP), nga lagja “Abdullah Presheva” në Gjilan.

Në takim është diskutuar gjendja e sigurisë në lagje dhe aktivitetet policore me qëllimin të ndikimit sa më pozitiv në aspektin e parandalimit të dukurive negative dhe atyre kriminale.

EkoHigjiena

Gjithashtu gjendja e sigurisë në këtë lagje dhe raportet e mira ndër-etnike janë vlerësuar të kënaqshme nga përfaqësuesi i komuniteti rom  z. Fadil Demirović, i cili u shpreh i kënaqur me punën dhe angazhimet e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë në lagjen tyre.

“Policia e Kosovës punon dhe vepron për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e vet”, ka thënë zëdhënësi i policisë, toger Ismet Hashani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.