Policia kufitare e Kosovës, konkretisht njësitë task-forcë me datë, 27.02.2023, rreth orës 19:50, në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt.
Me vendim të prokurorit i dyshuari rasti ëshë iniciuar në procedurë të rregullt.