DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sot mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën janë diskutuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar për konfirmimin e ligjshmërisë së vendimeve nga seancat e kaluara, nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal.

EkoHigjiena

Në këtë mbledhje, u bë betimi i anëtares së re të Kuvendit komunal Marigona Avdiu nga LDK, e cila do të jetë në ulësen e ish këshilltares komunale Taibe Ibrahimit.

Ndër pikat tjera për këtë seancë ishin edhe propozim rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës, propozim vendimi për aprovimin e planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2023.

Gjithashtu u diskutua edhe propozimi vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-111, të datës 01.02.2022, të Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi, propozim vendimi për ndryshimin e vendimit për planin komunal të veprimit për energjinë dhe klimën (PKVEK) 2022-2030, me Nr.01-110/05-1364 i datës 05.12.2022. Si dhe pikë tjetër ishte propozim për shqyrtim dhe miratimin e propozim vendimit për aprovimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023-2026. Ndërkaq jashtë rendit të ditës është shqyrtuar dhe votuar edhe propozim vendimi për plotësimin e vendimit për aprovimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 20220-2026. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.