Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Goshicë të Vitisë, një qytetar ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë duke pastruar oborrin e një shtëpie të pabanuar, në mesin e disa mbeturinave kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Me ta marr informacionin, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë EOD të FSK-së dhe KFOR-it, pa ndonjë incident e kanë bërë tërheqjen e atij mjeti.