Nesër bëhet një vit që kur njeriu që i dha shumë futbollit kosovar, legjenda Fadil Vokrri ndërroi jetë.
Futbolli kosovar ka disa vite që është në rritje të hovshme. Ndër më meritorët për këtë vlerësohet Fadil Vokrri, legjenda e futbollit kosovar.
Vokrri ka ndërruar jetë më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër.
U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, por vlerësohet se në kohën sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vënë themelet e forta të futbollit kosovar.
Gramoz Vokrri, djali i legjendës Fadil Vokrri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nesër do të bëhen homazhe te varri i njeriu që vuri themele të forta për futbollin kosovarë.