DYLON

“Trajneri serb u detyrua të zgjedhë mes ndeshjes dhe jetës”

Avatar photo Elife Sherifi

Pas presionit të madh politik nga Beogradi, trajneri serb Ljubisa Tumbakovic dhe ndihmës trajneri i parë, Sasa Jankovic, u tërhoqën pak orë para ndeshjes kundër Kosovës, së bashku me dy futbollistë të tjerë..

E përditshmja malaziase, Vijesti, raporton se Ljubisa Tumbakovic, i cili tani është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Malit të Zi, kishte refuzuar ta drejtojnë skuadrën e tij në ndeshjen kundër Kosovës pasi që jeta e tij ishte në rrezik.

Mali i Zi u udhëhoq në këtë ndeshje, që përfundoi me rezultat 1:1 në Podgoricë, ish-futbollist i kësaj Kombëtareje, Miodrag Dzudovic.

EkoHigjiena

Pas ndeshjes, Federata e Futbollit e Malit të Zi vendosi ta shkarkojë Tumbakovicin nga pozita e trajnerit sepse e shkeli kontratën duke mos pranuar ta drejtojë Kombëtaren malaziase kundër Kosovës.

“Për herë të parë në karrierën e tij – që nuk ishte e shkurtë – Tumbakovic ishte në një situatë të cilës ai dhe lojtarët i ishin frikësuar – ata duhet ta bënin një zgjedhje: Ndeshja kundër Kosovës apo jeta”, shkruan Vijesti.

“Nga Beogradi kishte sinjale të qarta, ta pakëndshme që të luash në ndeshjen kundër Kosoës ishte sakrilegj, disfatë, tradhti. Këto sinjale ishin më të forta sesa futbolli dhe ndeshja”.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.