Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, përveç angazhimeve në parandalimin dhe luftimin e dukurive dhe veprave kriminale në vend, angazhimet aktive në implementimin e planit anti-Covid, rëndësi po i kushton edhe bashkëpunimit ndërkombëtar në aspektin e zbatimit të ligjit.
Në këtë kontekst Policia e Kosovës në Prizren, dje ka pranuar informacione se një person i dyshuar i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare-INTERPOL, për vepra penale përfshire trafikimin me narkotik, ndodhet në rajonin e Prizrenit.
Menjëherë janë ndërmarr veprime aktive policore në funksion të identifikimit dhe lokalizimit të personit në kërkim ndërkombëtar, ku përmes angazhimit edhe të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të PK-së, si dhe prokurorisë kompetente personi i pandehur ndalohet dhe shoqërohet në Polici për vazhdim të proceduarve të mëtejme ligjore. /2LONLINE.com/