Aksident komunikacioni me  fatalitet

Aksident komunikacioni me fatalitet

Sot me 24 maj 2021 rreth orës 18:33, ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, njofton Policia e Kosovës.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. ka bërë me dije se drejtuesit të automjetit B.F. (1989) i jepet ndihma e parë  në Qendrën Emergjente në Gjilan. I njëjti transferohet për në Prishtinë në QKUK, kurse të lënduarit tjerë lirohen në shtëpi.  Nga QKUK-Prishtinë jemi njoftuar se B.F. (1989) edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për ndihmë të ofruar, për  shkak të plagëve të rënda të pësuara në aksident nuk ka mundë t’i mbijetoj plagëve të pësuara.

Raporti i policisë

Aksident komunikacioni me fatalitet

Sot me 24 maj 2021 rreth orës 18:33 , ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, njofton Policia e Kosovës.

Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur: Automjeti “Golf me tabela 06 ” ka qenë duke levizur në drejtimin Pasjan-Gjilan, i njëjti dyshohet të jetë ndeshur me veturën “Astra” po me tabela 06 e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt dhe si pasoj  shkaktohet aksident trafiku ku lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit e dy veturave dhe dy pasagjerë në dy veturat.

Drejtuesi i veturës, B.F. (1989) i jepet ndihma e parë  në QE-Gjilan i njëjti transferohet për në Prishtinë në QKUK, kurse të lënduarit tjerë lirohen në shtëpi.

Nga QKUK-Prishtinë jemi njoftuar se B.F. (1989) edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për ndihmë të ofruar, për  shkak të plagëve të rënda të pësuara në aksident nuk ka mundë t’i mbijetoj plagëve të pësuara.

Prokurori i Shtetit i krimeve të rënda  ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet ne IML.

Rrethanat e këtij aksidentit të rëndë janë duke u hetuar.

KOMENTE